Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

23 korrik 2026 | 13:57

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një infarkt kardiak.

Sipas informacioneve të Top Channel, 75-vjeçari nga Tirana kishte shkuar për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo kishte hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.

Pushuesit dhe familjarët e tij e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa arritur ta rikthejë në jetë.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për devijimin e përkohshëm të…