Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021
23 korrik 2026
| 14:04
Nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brodit është zbuluar një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave nga Kosova, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor më 25 korrik 2021.
Siç ka bërë me dije Ambasada e Kosovës në Kroaci, në ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë përfaqësuesi special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Genc Metaj, prefekti i Qarkut Brod-Posavinë, Danijel Marushiq, zëvendëskryetarja e Bashkisë së Sllavonski Brodit, Martina Martiq – Puaca, familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, si dhe qytetarë të shumtë.



