Ramadani i del në mbështetje IKD-së: Duhet të ndalet keqpërdorimi i buxhetit në zgjedhje
23 korrik 2026
| 14:45
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka shprehur mbështetjen e tij për nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), e cila synon forcimin e përgjegjësisë ligjore për shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndalimin e keqpërdorimit të parasë publike gjatë fushatave zgjedhore.
Ramadani ka vlerësuar se kjo nismë është e qëlluar dhe duhet të përkrahet, ndërsa ka thënë se ajo duhet të përfundojë me ndryshimet e nevojshme ligjore.
“Nisma e IKD-së për kriminalizimin e përdorimit të buxhetit të shtetit në kohë zgjedhjesh është edhe e qëlluar, edhe duhet të përkrahet. Kjo nismë duhet të kulmojë me ndryshimin e nevojshëm ligjor. Për këtë ka përkrahjen tonë”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



