Camavinga refuzon gjigantët anglezë, i vendosur të qëndrojë te Reali

23 korrik 2026 | 16:20

Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, pavarësisht se klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin francez.

23-vjeçari mbetet i vendosur të luftojë për një vend në formacion dhe, sipas raportimeve, ka refuzuar interesimin e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.

Vera e vitit 2026 nuk ka shkuar sipas planeve për Camavingan, i cili mbeti jashtë listës së Francës për Kupën e Botës, pas një sezoni të vështirë te Real Madridi, të shoqëruar me lëndime dhe paraqitje jo bindëse.

Sipas “Marca”, Camavinga është rikthyer në stërvitje me motivim maksimal, pasi ka shfrytëzuar disa ditë pushimi dhe ka ndjekur një kurs në Harvard Business School për argëtim, media dhe sport.

Objektivi i tij është i qartë: ta bindë trajnerin José Mourinho se e meriton të jetë pjesë e projektit të ri të Real Madridit.

Edhe pse drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë si një nga lojtarët kryesorë të planeve për sezonin e ri dhe janë të gatshëm ta shesin për rreth 50 milionë euro, Camavinga nuk dëshiron të largohet.

Manchester City dhe Manchester United kanë shfaqur interesim konkret për shërbimet e tij, por francezi thuhet se i ka refuzuar ofertat, duke zgjedhur të luftojë për një vend në “Santiago Bernabeu”.

Ai pret që ndeshjet përgatitore të jenë mundësia ideale për ta bindur Mourinhon për vlerat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Shaban Manajn në…