Majori i FSK-së përfundon me sukses kursin prestigjioz për paqeruajtës në Japoni

24 korrik 2026 | 12:40

Majori i Ushtrisë së Kosovës, Driton Haxhiaj, ka përfunduar me sukses Kursin për Komandantët e Kontingjenteve në Operacionet Paqeruajtëse (PKOCCC), një program ndërkombëtar i zhvilluar në Qendrën Japoneze për Trajnim dhe Kërkim në Operacionet Paqeruajtëse, në Tokio.

Lajmi është bërë me dije nga Ambasada e Kosovës në Japoni, e cila e ka uruar majorin Haxhiaj për këtë arritje profesionale.

Përfundimi i kursit vlerësohet si një sukses i rëndësishëm profesional dhe si kontribut në forcimin e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës për pjesëmarrje në misionet ndërkombëtare të paqes.

Programi synon përgatitjen e oficerëve për udhëheqjen e kontingjenteve në operacionet shumëkombëshe paqeruajtëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Singapori ka ruajtur vendin e parë në Indeksin e Pasaportave…