Agim Ademi uron KFF Mitrovicën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League

26 korrik 2026 | 10:00

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar KFF Mitrovicën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League, pas fitores 2:0 ndaj kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ademi e cilësoi këtë sukses si një tjetër arritje të rëndësishme për futbollin e Kosovës, duke vlerësuar punën, disiplinën dhe përkushtimin e futbollisteve.

“Ky sukses është shpërblim për punën, disiplinën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të futbollisteve, të cilat edhe një herë dëshmuan se futbolli i femrave në Kosovë po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve ndërkombëtare”, ka shkruar Ademi.

Ai ka përgëzuar futbollistet kampione, trajnerin Shpëtim Idrizi dhe stafin e tij, drejtuesit e klubit, si dhe qytetarët e Mitrovicës për këtë sukses.

Në fund, presidenti i FFK-së i ka uruar KFF Mitrovicës suksese edhe në sfidat e radhës, duke shprehur besimin se klubi do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet futbollin e Kosovës në arenën evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi  Nën magjinë e Kurshumli Hanit, Festivali Ndërkombëtar…