Javë vendimtare për të ardhmen e Viniciusin
27 korrik 2026
| 11:18
Real Madridi pritet të zhvillojë këtë javë takime të reja me përfaqësuesit e Vinicius Jr për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit brazilian.
Sipas Sky News, bisedimet do të fokusohen në arritjen e një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës afatgjatë të lojtarit me klubin madrilen, transmeton Klankosova.tv.
Vinicius Junior mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit, por interesimi për të nuk mungon.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Arsenali, i cili po e monitoron situatën e 26-vjeçarit.
Klubi spanjoll synon ta mbajë brazilianin në “Santiago Bernabeu” dhe pritet që negociatat e kësaj jave të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.



