Haxhiu priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Albanians for America”
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Gino Mulliqin dhe Gëzim Rushitin, përfaqësues të organizatës “Albanians for America”.
Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se temë e takimit ishin marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe roli që komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon të ketë në ruajtjen dhe forcimin e tyre.
“Historia e marrëdhënies së Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkruhet pa kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Për dekada, ky komunitet e ka mbajtur çështjen e Kosovës të pranishme në Kongres, në administratën amerikane dhe në debatin publik, duke krijuar miqësi dhe mbështetje përtej vijave partiake. Kjo trashëgimi mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të lidhjes sonë me Amerikën”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi të mirëprisja sot Gino Mulliqin dhe Gëzim Rushitin, përfaqësues të organizatës “Albanians for America”.
Biseduam për marrëdhënien e veçantë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe për rolin që komuniteti shqiptaro-amerikan vazhdon të ketë në ruajtjen dhe forcimin e saj.
Historia e marrëdhënies së Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkruhet pa kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Për dekada, ky komunitet e ka mbajtur çështjen e Kosovës të pranishme në Kongres, në administratën amerikane dhe në debatin publik, duke krijuar miqësi dhe mbështetje përtej vijave partiake. Kjo trashëgimi mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të lidhjes sonë me Amerikën.
I falënderova për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e zërit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës.



