Parku Industrial në Mitrovicë, investim strategjik që po ecën sipas planit dinamik
28 korrik 2026
| 11:45
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën diskutuan për projekte konkrete në Mitrovicë.
Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, dhe zëvendësministrat e kësaj ministrie, Fatban Bunjaku dhe Jeton Mehmeti.
Më pas ata vizituan Parkun Industrial në Frashër, ku punimet po zhvillohen me ritmin e paraparë dhe se infrastruktura bazike është në përfundim.
“Ky projekt do të ofrojë kushte moderne, dhe do të krijojë mundësi zhvillimi veçanërisht për biznese prodhuese si një prej indikatorëve të zhvillimit të komunës sonë”, ka thënë kryetari Faton Peci.



