Dy persona ndalohen nën dyshimin për krime lufte në rajonin e Mitrovicës

28 korrik 2026 | 12:24

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka ndaluar dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit me inicialet M.J. dhe M.B. dyshohet se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës.

Ata janë ndaluar për 48 orë, ndërsa pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale ndaj tyre.

Prokuroria Speciale ka bërë me dije se hetimet janë duke vazhduar, por nuk ka publikuar hollësi të tjera, me arsyetimin se duhet të ruhet integriteti i procedurës penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre basketbollistë të Kosovës janë vlerësuar me çmime individuale pas…