Koalicion VV -LDK?, Muhaxheri: Duhet të jemi aktiv për zgjedhjen e Presidentit

29 korrik 2026 | 00:03

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, tha se për mendimin e tij “LDK duhet të mbes në opozitë dhe të forcohet”.

Derisa tha se me numrat që aktualisht posedon LDK, nuk është e nevojshme hyrja në qeveri.

“Ne jemi duke mendu për LDK-në çka ka me ndodhë në të ardhmen, për qeverisje iu takon atyre që e marrin udheqësinë në të ardhmen dhe ata duhet me pru mendim. Unë thash për zgjedhjen e presidentit ne duhet me qenë pjesë aktive, me ja dhanë vendit një president të dinjitetshëm, mirëpo për me hy në qeveri me këta numra, ku ti nuk je determinues e nuk je i nevojshëm për partnerin e koalicionit, pse duhet me të marrë ai ty. Me të bë patericë”, tha Muhaxheri në Pressing.

“Unë jam i mendimit që LDK duhet me mbetë në opozitë, me u forcu, tani me garu në garën tjetër me kandidatin e ri për kryetar”, tha ai.

Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë ndaluar pas aksidentit tragjik në një vendpunishte…