Muhaxheri thotë se Përparim Rama i plotëson kriteret për kryetar të LDK-së

29 korrik 2026 | 00:05

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri tha se LDk duhet me pas një udhëheqës që i bën ballë Albin Kurtit, për momentin me deklarata që po shihen në TV, ndoshta është ky (Përparimn Rama), për këtë punë duhet me vendosë 345 delegatë. “Po kërkoj një procedurë që ndoshta ky hyn në garë, ai që e fiton garën duhet me i pri LDK-së”, tha Muhaxheri.

“Në garë mundet me qenë Përparimi, Hyketja”, etj.., tha tutje Muhaxheri në emision Pressing në T7.

Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së…