Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

29 korrik 2026 | 09:00

Puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë të Pejës po vazhdon pa ndërprerje, ndërsa ekipet emergjente janë duke punuar për vënien e plotë të situatës nën kontroll.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Luan Voci, ka bërë të ditur për Radio Pejën se intervenimi në këtë zonë po vazhdon me intensitet të lartë.

Sipas tij, ekipet e angazhuara janë duke bashkëpunuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe duke përdorur makineri të rënda për të lokalizuar dhe shuar plotësisht vatrat e zjarrit.

“Punët për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë po vazhdojnë pa ndërprerje. Jemi duke punuar së bashku me FSK-në dhe me makineri të rënda për ta menaxhuar situatën dhe për ta shuar zjarrin në tërësi”, ka deklaruar Voci.

Ai ka bërë të ditur se prioritet mbetet eliminimi i rrezikut dhe stabilizimi i plotë i gjendjes në këtë zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë vënë në lëvizje rivlerësimin e paralajmëruar…