Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal

29 korrik 2026 | 09:01

Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se parkingu para objektit të Komunës nuk do të jetë në dispozicion më 30 dhe 31 korrik, si dhe më 1 gusht, për shkak të organizimit të manifestimit tradicional “Ditët e Bashkatdhetarëve”.

Sipas njoftimit, parkingu do të mbyllet përkohësisht për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së koncerteve festive, të cilat organizohen në kuadër të këtij manifestimi nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Komuna u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke i ftuar njëkohësisht që të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara.

“Ditët e Bashkatdhetarëve” pritet të sjellin një program të pasur artistik dhe aktivitete festive, të organizuara në nder të bashkatdhetarëve që qëndrojnë në vendlindje gjatë sezonit veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në…