Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Duket se është varrezë masive, dyshimi është se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve

29 korrik 2026 | 11:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me gërmimet në një zonë të Zubin Potokut, ku dyshohet për varrezë masive.

Kurti, ka thënë se dyshimet janë se bëhet fjalë për grupin e intelektualëve nga Mitrovica, porse, ka shtuar ai, duhet të priten rezultatet nga organet kompetente.

“Ne do presim prej institucioneve përkatëse që të na i sjellin rezultatet, dyshimi ynë natyrisht ka qenë se bëhet fjalë për grupin e intelektualeve të cilët u rrëmbyen dhe u zhduken dhunshëm, ne nuk mund ta konfirmojmë që bëhet fjalë për ta, por ky ka qenë dyshimi ynë i menjëhershme, por duhet të presim organet tona. Duket që kemi varrezë masive”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi vazhdon të thyejë rekorde jo vetëm në fushën…