ALI AHMETI PËR SKËNDERBEUN E GARANËS

29 korrik 2026 | 21:27

Një mëngjes të herët, më trokasin në derë edhe hyjnë katër-pesë vetë.

Hej, thashë, hajde, se unë kam halle të mëdha.
Dikush kërkon punë, dikush…

Krejt këtyre vetëm Hilin e Garës e njoha, se i pari ishte.

Tani Bajram Ibrahimi, Valboni, Bali Koçe, mu mbush dhoma.

Thashë, Çfarë halli të madh do të kem unë tash?

Unë kam Skënderbeun në ballë, nja 1.5 metra me 2.

E shoh se të gjithë Skënderbeun e shohin.

E pres… Çfarë halli ke?

Ali Ahmeti, ne mërgata e Garanës e kemi ngritur Skënderbeun, mirëpo na kanë thënë që do të ketë probleme për ta vendosur Skënderbeun në sheshin e Garanës.

Çfarë thua ti?

Thashë,
Kush do të bëjë more probleme?

A e keni bërë Skënderbeun?
Po.

Skënderbeu vendoset aty, tani pa kaluar mbi trupin tim para, tani të juajin, kurrë Skënderbeun s’mund ta rrëzojë.

Skënderbeu nuk është hero vetëm i shqiptarëve, Skënderbeu është hero i Evropës.

Nuk duhet t’i dalim vetëm ne zot Skënderbeut, duhet t’i dalë Evropa, se ka shpëtuar njerëzimin, ka shpëtuar kulturat e Evropës.

Digë është bërë.

Kështu që u çuan, më përqafuan të gjithë, i përcolla.

Halli më i vogël i ditës sime të punës ishte atë ditë.

Garanë, 23.07.2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi Ali Ahmeti ju drejtohet pjesmarrësve të tubimit të madh…