Gjini pret në takim një grup të rinjsh amerikanë

30 korrik 2026 | 13:13

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim një grup të rinjsh amerikanë nga Fort Dodge, Iowa, të cilët po qëndrojnë në Gjakovë në kuadër të shkëmbimit tashmë tradicional mes të rinjve tanë dhe atyre amerikanë.

“Një vizitë domethënëse si kjo është dëshmi se miqësia ndërtohet përmes njerëzve, kulturës dhe përvojave që ndahen me njëri-tjetrin. Rinia është ura më e fortë që na lidh dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar miqësi e bashkëpunime të reja me të rinjtë e vendit më të madh mik të Kosovës, Amerikës”, ka shkruar Gjini në “Facebook” pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajshe Avdiji, një nga emrat më të njohur të automobilizmit…