Deputeti i PDK-së takon kryetarin e OVLUÇK-së, flasin për veteranët
30 korrik 2026
| 13:16
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka vizituar sot Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është pritur nga kryetarin Hysni Gucati.
Ai ka shkruar në “Facebook” se përveç respektit për kontributin dhe sakrificën e veteranëve, zhvilluan një bisedë të hapur edhe për çështjet aktuale me interes për vendin.
“Takime të tilla do t’i vazhdoj në të gjitha komunat e Kosovës, sepse dialogu dhe bashkëpunimi mbeten të domosdoshëm në kohët që po kalojmë”, ka shkruar Tahiri.



