E turpshme: Ish-polici serb e fyen Daut Haradinajn, tre shqiptarë e pëlqejnë komentin fyes
14 shtator 2026
| 16:56
Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, është fyer nga një ish-polic i ish-Jugosllavisë.
Derisa Haradinaj ka kërkuar liri për ish-krerët e UÇK-së në Hagë përmes një video në Facebook, ish-polici serb Milinko Babovic ka komentuar duke e fyer Haradinajn dhe luftën çlirimtare.
Ky koment ka nxitur disa reagime të kumtuesve në Facebook.
Fatkeqësisht, ky koment fyes ndaj Haradinat dhe luftës çlirimtare u ka pëlqyer disa shqiptarëve.
Komenti fyes i ish-policit serb ka marrë tre “lajke” nga shqiptarët.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Milinko Babovic ka shërbyer si polic në rajonin e Dukagjin gjatë luftës në Kosovë.






