Bayern Munich ‘blindon’ Harry Kane, gati kontrata e re milionëshe

30 korrik 2026 | 16:35

Bayern Munich nuk dëshiron të humbasë shërbimet e Harry Kane.

Klubi bavarez është duke përgatitur një kontratë të re me kushte më të favorshme financiare për sulmuesin anglez, të cilin e konsideron një lojtar të paprekshëm në skuadër.

Pavarësisht interesimit nga Barcelona dhe disa klube të Premier League, Bayern Munich nuk është i gatshëm të negociojë largimin e Kane, i cili po konsiderohet nga shumëkush si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

E ardhmja e kapitenit të Anglisë pritet të mbetet në Mynih, ndërsa klubi bavarez synon ta blindojë atë me një marrëveshje të re dhe më të favorshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, është deklaruar pak…