Hajdar Sutaj: Lamtumirë, axha Selim

30 korrik 2026 | 19:49

Kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj ka njoftuar për ndarjen nga jeta të axhës së tij, Selim Sutaj, ish-i burgosur politik dhe ish-pjesëtar i Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se axha i tij ka ndërruar jetë, duke e kujtuar si një njeri të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj familjes e vendit.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot axha im, Selim Sutaj, ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhërishëm. Ishte një burrë që jetoi me nder, punoi me djersë dhe luftoi me zemër për vendin dhe familjen e tij”, ka shkruar Hajdar Sutaj.

Ai është lutur që i ndjeri të prehet në paqe, ndërsa ka bërë të ditur se familja do të njoftojë me kohë për datën dhe vendin e ceremonisë së varrimit.

Selim Sutaj ishte ish-i burgosur politik dhe kishte shërbyer në Njësinë e Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Sutajt:

Lamtumirë, axha Selim 😥

Allahu të mëshiroftë dhe na bashkoftë në Xhenet.

Të nderuar miq!

Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot axha im, Selim Sutaj, ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhërishëm.

Nje burrë që jetoi me nder, punoi me djersë dhe luftoi me zemër për vendin dhe familje e tij.

Allahu e mëshiroftë, e faltë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Lus Allahun e Madhërishëm që të na bashkojë të gjithëve në Xhenet.

Për detajet e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-i burgosuri politik, Selim Sutaj nga Deçani,…