Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie
Ish-ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij, duke e lënë në arrest shtëpie.
Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.
Një ditë më parë, GJKKO-ja ka vendosur gjithashtu zbutjen e masës së sigurisë edhe për Ermal Kurtulajn, duke ndryshuar statusin e tij në kuadër të të njëjtit hetim.
Ndryshimi i masës së sigurisë ka të bëjë me përfundimin e afateve të paraburgimit.
Ilir Beqaj ishte arrestuar në korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim.
Më herët, GJKKO-ja dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Beqaj ka qëndruar rreth dy vjet në paraburgim.



