MUHAMET MAVRAJ DHE PAVDEKËSIA E NËNËS QË ËSHTË GJITHËKUND E FLAKA QË DJEG PA TYM
“…E kam gjithkund, ndaj nuk qajta kurrë për të. Veçse, po, më shkrumbon, më djeg pa tym…”
Këto vargje të Muhamet Mavrajt, për të cilin Akademik Rexhep Qosja ka thënë:”… sikur të na kishte bërë një Nënë…”, nuk janë vetëm një rrëfim për Nënën!
Këto vargje, janë një himn i pashembullt i pavdekësisë së Nënës!
Keto vargje, janë një dëshmi se Nëna nuk vdes kurrë!
Këto vargje dëshmojnë, se Nëna largohet vetëm nga sytë tanë, por kurrë nga shpirti, nga kujtesa dhe nga ndërgjegjja jonë!
Dashuria për Nënën është aq e madhe, sa lotët bëhen të vegjël për ta përshkruar tërë dashurinë!
Muhamet Mavraj nuk qan, sepse e ndjen Nënën kudo!
E ka në frymëmarrje, e ka në çdo hap, e ka në çdo kujtim, e ka në çdo këshillë, e ka në çdo sakrificë, e ka në çdo fitore e në çdo plagë të jetës!
E ka në dritën e mëngjesit, e ka në hijen e mbrëmjes, e ka në aromën e bukës, e ka në gjuhën që flet e në tokën e Atdheut që e do shumë!
Nëna është fortesa dhe kalaja e parë ku ndërtohet karakteri i njeriut!
Ajo është rrënja nga e cila ushqehet pema që vëhet per të mirë të popullit, Atdheut dhe Kombit!
Nëna lind bij e bija, por njëkohësisht lind edhe ideale, besë, trimëri, dinjitet dhe atdhedashuri pa fund e pa kufi!
Përmes Nënës ruhet vazhdimsia e historisë së popujve dhe kombeve!
Prandaj Muhamet Mavraj e thotë: “E kam gjithkund”!
Nëna nuk është një figurë e zakonshme e gjigandit Muahmet Mavraj!
Nëna është një bindje e thellë shpirtërore!
Nga thenia gjeniale e Tij, shihet se Nëna është bërë pjesë e tërë qenies së tij!
Ajo jeton në zemrën e Tij të madhe si një dritë që nuk shuhet kurrë!
Dhe pikërisht kjo prani përmanente dhe e gjithanshme e Nënës, e bën edhe më të madhe dhimbjen!
Prandaj ai shton me heroizëm: “Veçse, po, më shkrumbon, më djeg pa tym.”
Ky është një nga përkufizimet më të fuqishme të dhimbjes njerëzore!
Është një zjarr që nuk shihet, por që nuk pushon kurrë së djeguri!
Është një plagë që nuk rrjedh gjak, por që dhemb më shumë se çdo plagë tjetër!
Është një mall që nuk shuhet me kohën, sepse koha vetëm sa e bën më të shenjtë kujtimin e Nënës!
Në këtë varg, Nëna ngrihet mbi kufijtë e një figure familjare!
Ajo bëhet simbol i përjetësisë!
Bëhet mit!
Bëhet histori!
Bëhet vetëdija morale e brezave që vijnë valë-valë!
Ajo është forca që ka lindur heronjtë, që ka edukuar luftëtarët e lirisë, që ka mbajtur gjallë shpresën e Kombit në kohët më të errëta dhe ka ruajtur identitetin kombëtar kur gjithçka tjetër rrezikohej të humbte, nga dhuna dhe terrori i pushtuesve të vjetër e të rinjë!
Në çdo revolucion të madh, në çdo kryengritje, në çdo luftë të armatosur për liri, çlirim e pavarësi, në çdo betejë për dinjitet, qëndron edhe një Nënë!
Të rralla janë Nënat që mbajnë armë në dorë, zakonisht Nëna nuk mban armë në dorë, por Nëna lind dorën që mbron Atdheun me pushkë e bomba!
Nëna nuk është në vijën e parë të frontit, por është zemra që e ushqen frontin e luftës për liri e çlirim, me besim, me guxim dhe me dashuri të pakufishme njerëzore!
Dhimbja për Nënën nuk është dobësi, por është trimëri, është heroizëm!
Nëna është madhështia e shpirtit njerëzor!
Nëna është dëshmia e madhe dhe e vetme, se dashuria ndaj saj nuk njeh as vdekje, as harresë!
Nëna mbetet një flakë e shenjtë që ndriçon jetën dhe njëkohësisht e djeg zemrën me një zjarr të heshtur, pa tym, pa zhurmë, por me një forcë që vetëm ata që kanë humbur Nënën mund ta kuptojnë!
Nëna nuk është vetëm kujtim!
Ajo është përjetësi!
Nëna nuk është vetëm një emër!
Nëna është vetë historia e njeriut!
Nëna nuk është vetëm një grua që na solli në jetë!
Nëna është burimi i jetës, është themeli i popullit, Atdheut dhe Kombit dhe është pavdekësia e dashurisë planetare njerëzore!
Nëna është hapsira ime, e thotë Muhamet Mavraj!
E thotë shqiptari i madh i cili në jetën e Tij i ka dhënë popullit, Atdheut e Kombit, shumë, aq shumë sa kur historia do të bëjë bilancin, rezultati do të jetë aq madhështor e aq historik dhe i pashembullt, i papërsëritshëm e unikat, jo vetëm për botën shqiptare por edhe për atë njerëzore!
Prishtinë, 31 Korrik 2026!




