Policia njofton se disa rrugë do të bllokohen për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”

31 korrik 2026 | 16:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Bërnicë të Prishtinës, i cili do të nisë sonte dhe do të zgjasë deri në orët e para të së hënës.

Duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve që karakterizon festivalin, Policia ka njoftuar se ka paraparë angazhimin e një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me detyra specifike.

Policia ka bërë të ditur se do të ketë bllokime të plota ose të pjesshme të rrugëve që çojnë në zonën e festivalit, ndërsa trafiku rrugor do të ridrejtohet.

Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të shfrytëzojnë transportin urban nga kryeqyteti, i cili është falas, duke e konsideruar këtë si mënyrën më të lehtë për të arritur në zonën e festivalit.

“Varësisht nga rrjedha e situatës në terren, mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ridrejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, por në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara. Masat dhe angazhimet e parapara janë në funksion të sigurisë publike dhe mirëqenies së qytetarëve, andaj ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të respektojnë udhëzimet, në mënyrë që festivali të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Jude Bellinghamit është bërë objekt diskutimi te…