Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA-në

01 gusht 2026 | 22:04

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja është pjesë e financimit të jashtëm ushtarak amerikan (Foreign Military Financing – FMF), i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.

Në dekretin e tij, që mban datën 30 korrik, presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksidentuar në një aksident në Pejë ka pësuar politraumë…