Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë
02 gusht 2026
| 08:11
Aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës ka përfunduar me sukses.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se motoristët janë lokalizuar dhe janë nxjerrë në një vend të sigurt nga ekipet e Departamentit të Motoristëve të kësaj shoqate.
Ekipet kanë ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit të kërkimit, ndërsa pas lokalizimit të tyre është bërë tërheqja dhe sigurimi i motoristëve.
Sipas njoftimit, të dy personat tashmë ndodhen jashtë rrezikut dhe aksioni është përmbyllur me sukses.



