Sonte nata finale e “Sunny Hill Festival”, një sukses që e vendosi Kosovën në hartën kulturore botërore

02 gusht 2026 | 11:24

Sonte është nata përmbyllëse e festivalit më të madh të organizuar jo vetëm në Kosovës por edhe më gjërë.

Ky organizim madhështor ka mbledhur emrat më eminent të skenës botëror si:Katy Perry e shumë të tjerë, vendor e ndërkombëtar.

Por, atmosferës fantastike, “Sunny Hill Festival” e shndërroi Kosovën në epiqendër të kulturës, e organizuar nga artistja me famë botërore Dua Lipa me bashkëpunëtorët e saj.

Mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota ‘zbarkuan’ në vendin tonë enkas veç për këtë festival.

Detaje më shumë në emisionin Weekendi dha shefi i komunikimit të këtij festivali Alban Kastrati.

Ai në Klan Kosova pohoi se ky edicion ka pasur numrin më të lartë të pjesëmarrësve.

“Duket që entuziasmi për Sunny Hill-in nuk është vetëm në Kosovë, por edhe përtej. Kemi njerëz që kanë ardhur edhe prej Japonisë dhe vendeve të ndryshme. Edhe e mira e kësaj është që ata që po vijnë njëherë, herën tjetër po duan të vijnë por jo vetëm, në grupe shumë më të mëdha”, deklaroi ai.

“Ndërkombëtarizimi i Sunny Hill-it po vazhdon, po rritet edhe po duket që misioni ynë për çka e kemi filluar festivalin, me kriju një imazh të mirë për shtetin po arrihet edhe po përmbushet”, shtoi Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy ditë radhazi në Podujevë është organizuar Festivali Mbarëkombëtar…