PSG-ja pranë transferimit të Ferran Torresit
02 gusht 2026
| 14:09
Paris Saint-Germain (PSG) është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres.
Sipas raportimeve, bisedimet mes palëve po përparojnë me ritëm të mirë dhe kampioni i Francës është optimist se do ta finalizojë transferimin në ditët në vijim.
Po ashtu, Ferran Torres thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me PSG-në, duke pranuar një kontratë që do ta mbajë në Paris deri në vitin 2031.
Nëse transferimi realizohet, Barcelona do të humbasë një nga lojtarët e saj ofensivë, ndërsa PSG-ja do të siguronte një përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit.



