Temperaturat e larta, IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

02 gusht 2026 | 18:08

IKShPK u kërkoi qytetarëve që të kontaktojnë të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm ose kalojnë pjesën më të madhe të kohës të izoluar, për t’u siguruar se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, institucioni rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë vetëm në veturë të parkuar, pasi temperaturat brenda automjetit mund të rriten shumë shpejt dhe të paraqesin rrezik serioz për jetën.

IKShPK bën thirrje edhe për kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia. Nëse një person përjeton marramendje, të përziera, konfuzion ose djersitje të tepërt, duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda një periudhe njëvjeçare, 200 persona kanë humbur jetën nga…