Mourinho i fërkon duart: Vinicius, Silva dhe Diaz i bashkohen ekipit
Lajme të mira për Jose Mourinhon. Real Madridi po e merr gradualisht formën e plotë të skuadrës, pasi disa nga lojtarët më të rëndësishëm janë rikthyer në dispozicion të trajnerit portugez.
Pas përfundimit të angazhimeve të tyre me kombëtaret dhe pushimit pas Kupës së Botës, në stërvitjet e “Los Blancos” janë rikthyer Vinicius Junior, Bernardo Silva dhe Brahim Diaz, duke i dhënë Mourinhos më shumë alternativa përpara fillimit të sezonit të ri.
“Special One” kishte punuar deri tani me një grup të reduktuar lojtarësh, por rikthimi i këtyre futbollistëve konsiderohet shumë i rëndësishëm për projektin e tij te Real Madridi.
Vinicius mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës, ndërsa Bernardo Silva ishte një nga përforcimet e kërkuara nga vetë Mourinho për t’i shtuar cilësi dhe përvojë mesfushës.
Edhe Brahim Diaz rikthehet në dispozicion të trajnerit portugez, me synimin për ta bindur Mourinhon për rëndësinë e tij në skuadër, në një repart ofensiv ku konkurrenca është shumë e madhe.
Mourinho tashmë pret që grupi të kompletohet plotësisht, ndërsa Real Madridi po përgatitet për sezonin e ri me ambicie të mëdha dhe me një skuadër të ndërtuar për të luftuar për të gjithë trofetë.



