Dhjetë të lënduar nga përplasja e dy veturave në rrugën Gjakovë – Klinë

04 gusht 2026 | 08:10

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor, ku janë përfshirë dy automjete. Lajmi u konfirmua nga Vlera Krasniqit, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Gjakovës.

Ndërsa, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar lidhur me aksidentin e trafikut në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor, duke bërë të ditur se fillimisht kanë pranuar për ekzaminim mjekësor 10 persona. Sipas njoftimit, dy prej tyre janë transferuar në QKUK, pesë janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, një në Repartin e Kirurgjisë, një në Repartin e Gjinekologjisë (paciente shtatzënë), ndërsa një person është liruar për trajtim në shtëpi.

Mediumi lokal “Klina info”, ka publikuar pamje të veturave të aksidentuara, të cilat janë dëmtuar rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullat e Bashkimit Evropian që u kërkojnë kompanive të identifikojnë…