Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin, ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

04 gusht 2026 | 14:58

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se takimet e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, me partitë politike janë një farsë.

Sipas Grudës, Kurti synon ta marrë edhe pozitën e presidentit dhe, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, kreu i LV-së do ta çojë përsëri vendin në zgjedhje. “Është totalisht improvizim. Kurti ka për qëllim ta marrë presidentin, që të vendosë pushtet të plotë. Asnjë parti s’duhet ta lejojë këtë. Nëse s’e arrin këtë, do ta çojë vendin në zgjedhje”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka thënë se PDK-ja e ka kuptuar këtë “improvizim” dhe për këtë arsye ka vendosur të mos marrë pjesë në takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka kërkuar kompanive të mëdha…