Liburn Aliu intervistohet në Prokurorinë Speciale nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

05 gusht 2026 | 14:29

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aliu ka qëndruar për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë, ndërsa intervistimi lidhet me periudhën kur ai drejtonte këtë ministri në Qeverinë Kurti.

Ai ka mbajtur pozitën e ministrit deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje. Aktualisht, Aliu ushtron detyrën e drejtorit të Portit të Durrësit në Shqipëri. /Kosovapress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Major Krenar Lahu, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës…