Fusha: Tash e vërteta duhet të dalë në shesh
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se duke filluar nga 6 gushti 2026 do të nisin kontrolle intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe tregtimit. Ni menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesit te “Abi-t”, Alajdin Fusha. Fusha ka shkruar se tash e vërteta duhet të del në shesh.
Reagimi i plotë i Fushës:
Tash e vërteta duhet të dalë në shesh
– Kontrollet në treg janë të mirëseardhura, sepse qytetarët kanë të drejtë ta dinë qartë se cilat produkte janë të sigurta për konsum dhe cilat jo.
– Kur një produkt ndalohet ose asgjësohet, inspektori duhet të paraqesë prova të qarta: analizën laboratorike, arsyen e ndalimit dhe bazën ligjore. Të gjitha këto duhet të shënohen në procesverbal.
– Nuk është e drejtë që një kompani apo produkt të akuzohet publikisht, ndërsa pastaj të mos ndërmerret asnjë veprim konkret.
– Por, po ashtu, nuk është e drejtë të asgjësohet një produkt pa prova dhe pa një vendim të arsyetuar.
– Nëse veprohet pa analiza dhe pa respektuar procedurat, operatori ekonomik ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin dhe të kërkojë përgjegjësi dhe kompensim për dëmin.
Ky është veprimi i duhur: kontroll, analiza, transparencë dhe trajtim i barabartë për prodhuesit vendorë dhe produktet e importuara.
Produktet e sigurta duhet të lirohen nga dyshimet, ndërsa ato që vërtetohet se janë të pasigurta ose me përbërje të padeklaruar duhet të largohen menjëherë nga tregu.
Qytetari nuk ka nevojë për akuza ka nevojë për fakte dhe të vërtetën.



