Haziri: Takimet me LV-në do të vazhdojnë për të arritur marrëveshje
06 gusht 2026
| 10:13
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se do t’i vazhdojnë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.
Para seancës konstituive të Kuvendit, Haziri ka thënë se qytetarët këtkojnë stabilitet dhe normalitet.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se do duhet të punojnë “në një agjndë zhvillimore, në një agjendë që Kosovës i jep mundësi”.
“Takimet do të vazhdojnë. Takimet janë të hapura, do të vazhdojnë në çdo kohë. Nuk ka orar të determinuar, kështu që 24 orë, 7 ditë, do të punohet për t’u arritur ky qëllim”.
“Krejt në fund, është vullnet politik”, ka thënë Haziri.



