Berisha: Do ta votoj presidentin kur të vijë koha

06 gusht 2026 | 10:51

Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit kur kjo çështje të vijë në rend dite në Kuvend.

Para nisjes së seancës konstituive, Berisha tha se për të është me rëndësi funksionimi i institucioneve.

“Për mua ka rëndësi që të funksionojë shteti. Jam për edhe për presidentin, s’kam asnjë pengesë me askënd”, ka deklaruar Berisha.

Deputetët kanë hyrë në sallën e Kuvendit për seancën konstituive, e cila ishte paraparë të niste në orën 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti Shpend Gjocaj ka protestuar para Kuvendit të Kosovës, duke…