Hoxhaj: Kosova po kalon situatë anarkike, institucionet duhet të formohen sa më shpejt
06 gusht 2026
| 12:20
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar atë si anarkike dhe larg funksionimit normal institucional.
Pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, Hoxhaj ka bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se zvarritja e tij po dëmton funksionimin demokratik të vendit.
“Zoti Kurti e ka marrë këtë vend, i cili ka qenë demokracia më e madhe në Ballkan si shteti më i ri, dhe e ka shndërruar në anarkinë më të madhe. Kjo situatë është situatë anarkike, e cila nuk i përngjan një Kuvendi të Kosovës. Ne presim që institucionet të krijohen sa më shpejt”, ka deklaruar Hoxhaj.



