Zemaj kritikon Kurtin: Po sillet sikur është i vetëm dhe mbi Kushtetutën

06 gusht 2026 | 12:13
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk ka qenë e informuar paraprakisht për kërkesën e Kurtit për shtyrjen e seancës.

“Jo, ne nuk kemi qenë as të njoftuar. Krejt çka ka rrjedhur e keni parë në seancën kuvendore, kur pritej edhe emri dhe nuk ka debat. Por, ky është Albin Kurti, edhe debatoi, edhe hapi fushatë elektorale, edhe kërkoi kohë shtesë duke menduar që është një dhe mbi Kushtetutën”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka shtuar se LDK-ja nuk është pjesë e këtij skenari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kërkesën e kryetarit…