Cakolli: Kërkimi i kohës shtesë lejohet, por Kurti ka afat deri nesër në 23:59

06 gusht 2026 | 12:25

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit.

Cakolli ka thënë se nga aspekti procedural ekziston mundësia që subjekti i parë parlamentar të kërkojë kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje, por ka theksuar se kjo mundësi është e kufizuar në afat.

“Këtu janë dy çështje të ndara, në aspektin procedural, ekziston mundësia që subjekti i parë të kërkojë kohë shtesë për gjetje të një marrëveshje. Por s’e kuptoj se cila mund të jetë një marrëveshje që s’u arritë për 29 ditë. Por nga aspekti procedural ekziston mundësia e shtyrjes së seancës, por ka limit deri nesër në orën 23 e 59, përndryshe ndonëse Gjykata s’ishte përgjigjur, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse Kuvendi dështon të përmbush një obligim kushtetues”, ka thënë Cakolli në një intervistë në “T7”.

Ai ka shtuar se nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani,…