Osmani: Betimi i sotëm, vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës
06 gusht 2026
| 16:48
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se betimi i sotëm i deputetëve përbën vazhdim të zotimit për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka deklaruar se deputetët po rikthehen në Kuvend, të cilin e ka cilësuar si “tempull të demokracisë”, aty ku çdo mandat buron nga qytetarët.
“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani.



