Valdete Daka: Kurtit nuk i eci me partitë tjera, po e shantazhon LDK-në
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në emisionin “Click” tha se sot është keqpërdorur institucioni më i shenjtë i një shteti, parlamenti.
“Ai është vatra e demokracisë, është keqpërdorur për interesa politike të një partie të caktuar. Në fakt, sot ka dalë në pah ajo që të gjithë e dinë, e ajo është se partia që i ka fituar zgjedhjet e fundit në fakt nuk i ka votat për president dhe dëshiron që në këtë mënyrë t’i shantazhojë partitë politike, në rastin konkret LDK-në, me faktin se e din se te të tjerët nuk i ka ecur kjo mënyrë. Të vetmit që kanë treguar pak gatishmëri për të hyrë në qeveri me LVV-në janë LDK-ja dhe, duke mos i plotësuar dëshirat e tyre, Kurti tenton që t’i shantazhojë. Nuk e bën konstituimin e Kuvendit dhe ju thotë: ‘Po nuk e pranuat ofertën time në tavolinë, nesër do të shkojmë në zgjedhje’, sepse e tha vetë se nëse nuk konstituohet Kuvendi, ne do të shkojmë në zgjedhje”, tha ajo.



