Bien çmimet e derivateve, ja sa kushtojnë sot
07 gusht 2026
| 09:15
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e premte.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (diesel) është 1.66 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim prej 1.42 euro për litër. Ndërkaq, çmimi i gazit është caktuar në 0.60 euro për litër. Këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00.



