Ramadani: Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

07 gusht 2026 | 11:20

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar të dëmshëm refuzimin e partisë fituese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ramadani ka thënë se një veprim i tillë përbën, sipas tij, refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës. Është edhe gabim, edhe e dëmshme ajo që ndodhi dje në Kuvend. Partia fituese refuzoi të nominojë kandidatin për Kryetar Kuvendi. Ky është hiq më pak se refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve. Populli votoi, i dha besimin, këta refuzuan të marrin detyrën!”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ka bërë…