Ramadani: LV-ja s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin
07 gusht 2026
| 16:26
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Sipas tij, kjo është arsyeja e vërtetë pse LV-ja nuk po propozon kandidat për kryeparlamentar.
“LV-ja s’i ka 61 deputetë për kryetar të Kuvendit. Kjo duket se është arsyeja e vërtetë pse po e saboton shtetin dhe nuk po propozon kandidat. Rrezikon ta shkelë Kushtetutën vetëm që të mos merret vesh nga populli se nuk i ka 61 deputetë. Arsyet e tjera janë vetëm kamuflim”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



