Rezultatet për Qumështoren “Vita”: Behrami kërkon “zbarkimin” e Prokurorisë në Ministri të Bujqësisë dhe AUV

08 gusht 2026 | 11:43

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Prokuroria duhet t’i hetojë të gjitha institucionet që kanë manipuluar me rezultatet e qumështit VITA.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nëse rezultatet janë manipuluar, kjo duhet të hetohet penalisht.

“Prokuroria duhet me zbarku në Ministrinë e Bujqësisë, në AUV dhe në të gjitha institucionet që kanë manipuluar me rezultatet e qumështit VITA.

Neni 414 i Kodit Penal të Kosovës sanksionon keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar për t’i shkaktuar dëm dikujt ose për t’ua shkelur të drejtat.

Ndërsa, Neni 427 sanksionon falsifikimin e dokumentit zyrtar.

Nëse rezultatet janë manipuluar, kjo duhet të hetohet penalisht”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar…