Nuk propozoi emër për kryetar Kuvendi, deklarohet Kurti: Nuk ka kuptim të mos bëjmë marrëveshje

08 gusht 2026 | 13:19

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media pas seancës që u ndërpre për shkak të mospropozimit të një emri dhe gjuajtjes me vezë në drejtim të tij.

Kurti ka thënë se s’ka propozuar emër, meqë pa marrëveshje për presidentin, do të ishte shkuarje në zgjedhje të reja.

“Nuk propozuam emër, sepse çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të panevojshme dhe të dëmshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se s’duhet humbur shpresat për marrëveshje dhe se s’ka kuptim të mos ketë një të tillë.

“Vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje me liderët e partive të tjera, të konsituojmë Kuvendin, formojmë qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin apo presidenten e re. S’ka kuptim të mos bëjmë marrëveshje. S’ka kuptim të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit, unë kam pasur takim, kam shkruar letra që ftojnë për takim, e që japin përgjigje, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderë të partive politike dhe s’duhet t’i shpallim përpjekjet e dështuara apo të përfunduara. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
109 deputetë ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit të…