EMRI I VJETËR, FILLIM I RI

09 gusht 2026 | 10:30

Një kapitull i ri po hapet për sportin gjakovar. Këtë fundjavë, FC Vëllaznimi Futsall ka zhvilluar stërvitjet e para, duke shënuar nisjen e një projekti ambicioz që synon ta rikthejë emrin e madh të Vëllaznimit edhe në futbollin e vogël.

Vëllaznimi nuk është thjesht një klub. Është një simbol krenarie, tradite dhe historie për Gjakovën. Pas dekadash suksesesh në futboll dhe sporte të tjera, fanella kuqezi nis tani një rrugëtim të ri në arenën e futsallit.

Klubi tashmë ka siguruar shërbimet e disa prej emrave më të njohur të futbollit të vogël, të cilët pritet të jenë shtylla kryesore e ekipit në kampionatin e ri. Me drejtues të përkushtuar, staf profesional dhe lojtarë me përvojë e cilësi të dëshmuara, FC Vëllaznimi synon të rikthejë Gjakovën aty ku e ka vendin – në majat e futsallit kosovar.

Puna ka filluar. Ambicia është e madhe. Synimet janë të qarta.

Emri është i vjetër. Historia është e lavdishme. Por historia në futsall sapo ka nisur të shkruhet.

Le të jetë ky fillimi i një epoke të re, ku këta djem do ta nderojnë fanellën, do ta mbrojnë me krenari stemën e klubit dhe do ta çojnë emrin e FC Vëllaznimit drejt sukseseve të reja.

EMRI I VJETËR. FILLIM I RI.

Forca Vëllaznimi! ❤️🖤

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9…