Asllani reagon pas dështimit të transferimit në Leipzig: Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Hoffenheimit edhe në sezonin e ri.
Ylli kosovar ishte shumë pranë transferimit te RB Leipzig, me marrëveshjen që dukej se ishte drejt finalizimit, por një problem i evidentuar gjatë testeve mjekësore bëri që transferimi të dështonte.
Pas këtij zhvillimi, Asllani ka reaguar në rrjetet sociale. Ai publikoi një fotografi nga palestra në Instagram, të cilën e shoqëroi me mesazhin: “Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj”.
Me këtë postim, 23-vjeçari duket se ka bërë të qartë se është i gatshëm të rikthehet edhe më fuqishëm dhe të vazhdojë të shkëlqejë në Bundesliga me Hoffenheimin.
Edicionin e kaluar, Asllani zhvilloi 33 paraqitje në kampionatin gjerman, duke shënuar 10 gola dhe duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e Hoffenheimit.



