Mourinho thumbon Bernardo Silvën: Në pushime shkëputet komplet, nuk punon
09 gusht 2026
| 14:45
Trajneri Jose Mourinho ka komentuar me humor gjendjen fizike të Bernardo Silvës, duke e cilësuar mesfushorin portugez si një lojtar shumë të rëndësishëm, por ka pranuar se pushimet kanë ndikuar në përgatitjen e tij fizike.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, fantastik për ne. Por i shkreti, kur shkon me pushime, i pëlqen të shkëputet komplet, nuk punon”, ka thënë Mourinho.
Trajneri portugez ka shtuar se Bernardo Silva është rikthyer nga pushimet në një gjendje fizike më të dobët se zakonisht dhe tani duhet të punojë për të arritur sërish në nivelin e tij optimal.
“Prandaj u rikthye fizikisht shumë poshtë standardeve të tij të zakonshme dhe tani duhet të punojë fort”, ka deklaruar Mourinho.



