Vezët ndaj Kurtit në Kuvend, The Guardian: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa
Gazeta e njohur The Guardian, ka raportuar gjithashtu për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi të ndërpritet sërish seanca konstituive, duke mos propozuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar, me arsyetimin se i duhet më shumë kohë për negociata për zgjedhjen e Presidentit.
Time Kadrijaj, deputete e Aleancës, nxori vezë nga çanta e saj dhe ia hodhi kryeministrit, ndërsa bërtiste: “Turp, turp”.
Kosova ka ngecur në ngërç politik për gati dy vjet, shkruan The Guardian.
Gazeta ndërkombëtare shkruan se në një incident të ngjashëm në vitin 2015, “viktimë” kishte qenë kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa.
Në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa u qëllua me vezë në një incident të ngjashëm, shkruan The Guardian.



